Firefox

Sigurohuni se jeni të mbrojtur, sa herë që jeni në internet

Faleminderit që përdorni shfletuesin më të ri Firefox. Kur zgjidhni Firefox-in, përkrahni një internet më të mirë për ju dhe këdo tjetër. Tani ndërmerrni hapin tjetër, atë të mbrojtjes së vetes.

Zgjidhni privatësi të vetvetishme

Shoqëritë s’reshtin së gjeturi mënyra të reja për shfrytëzimin e të dhënave tuaja personale. Firefox-i është shfletuesi i vetëm me mision gjetjen e rrugëve të reja për t’ju mbrojtur.

Zgjidhni lirinë në çdo pajisje

Firefox-i është i shpejtë dhe i siguruar në Windows, iOS, Android, Linux… dhe nëpër të gjithë ata. Meritoni zgjedhje në shfletues dhe pajisje, në vend të vendimeve të marra për ju nga të tjerë.

Zgjidhni pavarësi nga korporatat

Firefox-i është i vetmi shfletues i rëndësishëm i pavarur. Chrome, Edge dhe Brave janë të tërë të ndërtuar me kod nga Google, që do të thotë t’i japësh Google-it edhe më tepër kontroll të internetit.