Funksionon me produkte Google
Krejt mjetet tuaja Google të parapëlqyera (bie fjala, Gmail dhe Docs) funksionojnë pa një cen në Shfletues Firefox.
Shfletues Firefox
I shpejtë, i qëndrueshëm dhe privat — për mendje të fjetur në internet.
Reklamat të tërheqin vëmendjen dhe bëjnë që faqet web të ngarkohen më ngadalë, teksa gjurmuesit që përmbajnë ndjekin çdo lëvizje që bëni në internet. Shfletues Firefox-i bllokon automatikisht shumicën e gjurmuesve, ndaj s’keni pse të zhyteni në rregullimet tuaja të sigurisë.
I gatshëm në mbi 90 gjuhë dhe i përputhshëm me makina Windows, Mac dhe Linux, Firefox funksionon pavarësisht se ç’përdorni apo se ku ndodheni. Për funksionimin më të mirë, sigurohuni që sistemi juaj është i përditësuar.
Shqyrtoni domosdoshmëri sistemi
Nga siguria te lajmet, e më tej te lojërat, ka një zgjerim për këdo. Shtoni aq sa doni, derisa shfletuesi juaj të jetë si e doni.
Kaloni nga mënyra e çelët në atë të errët, sipas qejfit ose parapëlqimeve tuaja, ose gjallërojini gjërat me një temë vetjake (njëbrirësh ylberi, ndoshta).
S’ka pse zini myk. Ndryshoni faqen për skedë të re, shtyllën e kërkimeve, faqerojtësit e plot gjëra të tjera, që ta eksploroni internetin sipas mënyrës që doni.
Firefox u krijua nga Mozilla si një alternativë më e shpejtë, më private ndaj shfletuesish të tillë si Internet Explorer dhe tani Chrome. Sot, shoqëria jonë edhe bashkësia e vullnetarëve të shtyrë përpara nga një mision vazhdojnë ta vënë privatësinë tuaj mbi gjithçka.
Teksa interneti rritet dhe ndryshon, Firefox-i vazhdon të përqendrohet te e drejta juaj për privatësi — kjo ka qenë përherë shenjë e jona. Mësoni më tepër mbi praktikat tona me të dhënat, te Shënimi ynë i Privatësisë.
Krejt mjetet tuaja Google të parapëlqyera (bie fjala, Gmail dhe Docs) funksionojnë pa një cen në Shfletues Firefox.
Firefox bllokon automatikisht mjaft gjurmues palësh të treta të grumbullojnë dhe shesin të dhëna rreth veprimtarisë tuaj internetore.
Firefox-i mund të kihet në krejt pajisjet; merrni me vete skedat tuaja, historikun de faqerojtësit. Krejt çka ju duhet është një Llogari Mozilla dhe do të mund të përdorni njëkohësim dhe më tepër produkte Mozilla.
Përlani një figurë me qartësi të madhe të çfarëdo gjëje në internet, me mjetin tonë për foto ekrani të krijuar drejt e brenda shfletuesit
Shkarkoni këtë zgjerim shfletuesi që të ndalni ndjekjen tuaj nëpër internet nga Facebook (dhe Instagram).
Nga ndjekja e një përkujdesoreje web dhe deri te ndjekja e ekipit tuaj të zemrës, videot ju ndjekin teksa merreni me shumë gjëra njëherësh.